Duhet të vepohet në mënyrë të tillë, që ngjarje analogjike të mos përsëriten kurrë më. E tillë, sipas mendimit të shtypit, është tema kryesore e komunikimit të Vladimir Putinit me tifozët e futbollit. Takimi të martën ka lidhje me ngjarjet e paradokohëshme, kur tifozët e futbollit, të indinjuar për vrasjen e shokut të tyre, dolën në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjerë rusë. Aksionet e protestës në kryeqytet u shëndërruan në trazira masive. Kryeministri rus e quajti vrasjen e tifozit të skuadrës së “Spartakut” Egor Sviridov, tragjedi. Gjithashtu ai u propozoi tifozëve ti distancojnë nga vetja radikalët, shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”. Imuniteti kundër nacionalizmit dhe ksenofobisë në Rusi po dobësohet, konstatoi Kryeministri. Por në qoftë se kjo do të ndodhë, atëherë vendi do të jetë nacionalist dhe nuk mund të konsiderohet i hapur. Putin u bëri thirrje shtetasve nga Kaukazi i Veriut, dhe atyre që vijnë nga rajone të tjera, të sillen me respekt ndaj kulturës dhe ligjeve vendase, vë në dukje gazeta “Novie izvestia”. Në të kundërt Kryeministri nuk shikon rrugëdalje tjetër, por vetëm rreptësimin e rregullave të lejeqëndrimit, veçanërisht në qytetet e mëdha.

Në mitingun e opozitës në Minsk autoritetet u sollën shumë ashpër me rusët e pranishëm atje, shkruan gazeta “Trud”. Fjalë bëhet për aksionin e protestës së kundërshtarëve të Aleksandër Llukashenkos, të cilët nuk e pranojnë fitoren e tij në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Për pjesëmarrje në trazira në kryeqytetin e Bjellorusisë janë arrestuar 9 rusë. Ekspertët mendojnë, se liderit bjellorus i nevojiten “letra të forta” në dorë për vërtetimin e ndërhyrjes së huaj në punët e brendshme të vendit. Korespondenti i gazetës së Peterburgut “Rajoni im” Aleksandër Asfaltev tashmë është dënuar me 10 ditë arrest. Për shtypin rus nuk patën mëshirë, shkruan botimi. Iu nënshtruan përdorimit të forcës grupet xhiruese të kanaleve televizivë REN, Russia Today, Kanali i parë. Ndërkaq është krijuar përshtypja, se për milicinë bjelloruse nuk ka rëndësi fare dokumenti i gazetarëve dhe bile as karta e akreditimit, të dhëna nga MPJ e vendit. Ekspertët bjellorusë mendojnë, se autoritetet e vendit, duke ngritur në këmbë opozitën, nuk i friken presionit nga ana e Perëndimit, shkruan gazeta “Kommersant”.  

Shitjet me rastin e Vitit të ri në Rusi të ngjallin optimizëm, shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”. Gjatë kësaj kriza ekonomike ka ndryshuar dukshëm sjelljen e rusëve në periudhën e bumit tregtar para festës së Vitit të Ri. Qytetarët refuzojnë histerinë konsumatore dhe parapëlqejnë mallra më të lira. Reporterët njoftojnë për rritjen e të ardhurave përafërsisht me 20-30 % në krahasim me vitin e kaluar. Por pranojnë, se bumi aktual tregtar për festën e Vitit të Ri është ende larg nivelit të periudhës së parakrizës.  E megjithatë, kulmi i krizës tashmë ka kaluar, në ekonomi është përcaktuar një stabilitet i caktuar, shprehen ekspertët.