MPJ e Federatës Ruse shpërndau njoftimin, në të cilin thuhet, se dëbimi nga Britania e Madhe e diplomatit rus në momentin, kur u shfaqën tendencat e para shpresëdhënëse në marrëdhëniet me Londrën, e vlerëson si hap jo miqësor. Rusia dhe Britania e Madhe bënë këmbimin e dëbimit të diplomatëve në mes të dhjetorit. Britania e Madhe kërkoi të heqë nga puna një bashkëpunëtor të ambasadës së Federatës Ruse në Londër. Rusia si kundërpërgjigje ndaj kësaj më 16 dhjetor kërkoi të hiqet nga puna një bashkëpunëtor i ambasadës britanike në Moskë. Në dokument gjithashtu vihet në dukje, se “përgjegjësia për pasojat e këtij incidenti bie e tërë mbi iniciatorët e tij”.