A do të ratifikohet vallë Traktati ruso-amerikan për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) nga Senati i SHBA-s, kjo është pyetja e orëve të fundit. Pas gjashtë ditë debatesh Senati i Kongresit të SHBA-s iu afrua shumë ratifikimit të Traktatit mbi ASO. Të martën senatorët morën vendimin ti ndërpresin këto debate. Për këtë u shprehën 67 veta. Kundër ishin 28. Gjatë kësaj përfundimi pozitiv i votimit nuk shkakton dyshime. Aq më tepër se si rezultat i fushatës aktive demokratët mundën të tërheqin në anën e vet 11ithtarë të Partisë Rpublikane, atëherë kur për miratimin e këtij dokumenti mjaftonin qoftë dhe 9 veta. Diskutimi i Traktatit në Senat dha shkas për tu ndeshur forcat kryesore politike të SHBA-s. Akoma nuk ishte tharë boja pas nënshkrimit të dokumentit nga presidentët e Rusisë dhe SHBA, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama më 8 prill të vitit 2010 në Pragë, kur republikanët filluan ti kundërshtonin hapur marrëveshjet e arritura. Thelbi i divergjencave fshihej jo në përmbajtjen e këtij dokumenti, por në kundërshtimin tradicional politik midis demokratëve dhe republikanëve, shprehet Kreu i Komitetit për çështjet ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse Konstantin Kosaçov: “Fatkeqësisht, në SHBA-s, ndryshe nga Rusia, ratifikimi iu nënshtrua një fushate të rreptë zgjedhore. Në nëntor u zhvilluan zgjedhjet në Kongres, dhe Traktatin gjatë gjithë muajve pasues që nga prilli, kur ai u nënshkrua, dhe deri në nëntor, e shikonin veçanërisht nëpërmjet prizmit të interesave të brendshme politike, çfarë do të japë ose nuk do të japë ratifikimi ose refuzimi i tij. Deri më sot, megjithëse zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, mendimet ecin në këtë drejtim. Çështja më e rëndësishme e sigurimit kombëtar, bile jo vetëm kombëtar, por çështja më e rëndësishme e stabilitetit ndërkombëtar rezultoi si peng i interesave veçanërisht partiake. Kjo nuk përbën nder për sistemin politik amerikan dhe politikanët amerikanë”, u shpreh Kosaçov. Punët e ditëve të fundit në Senatin e Kongresit të SHBA-s në mbledhjen aktuale republikanët bënë përpjekjen e fundit për të “vrarë” Traktatin, duke i lënë jashtë loje demokratët. Ata propozuan një sërë amendamentesh në lidhje me tekstin e këtij dokumenti. Në qoftë se ato do të ishin miratuar, do të duhej që teksti i ri të bashkërenditej edhe një herë tjetër me palën ruse. Kjo gjë, të paktën, do të zgjaste hyrjen në fuqi të Traktatit mbi ASO, në qoftë se nuk do ti kishte vënë përfundimisht kryqin. Të shtunën Obama në një mesazh televiziv drejtuar kombit u bëri thirrje senatorëve të mendojnë për atë, se në çfarë rreziku e vënë ata sigurinë e kombit dhe gjithë botës, duke e shtyrë votimin. Sot deri në përcaktimin e fatit të Traktatit mbi ASO kanë mbetur disa orë.