Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bëri thirrje të gjitha shteteve që të luftojnë kundër heroizmit të nazizmit dhe kundër prishjes së përmendoreve të luftëtarëve që ranë në luftën kundër fashistëve. Rezoluta përkatëse u miratua me iniciativë të Rusisë. Atë e mbështetën 129 shtete, “kundër” votuan tre vende: SHBA-s, Palau dhe Ishujt Marshall. 52 delegacione, duke përfshirë vendet e BE, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, abstenuan. Rezoluta të tilla Asambleja e Përgjithshme i ndërmerr me iniciativë të Moskës që nga viti 2005, dhe mbështetja e tyre po vjen duke u rritur. Këtë vit rezoluta për herë të parë i kushton vëmendje moslejimit të përdorimit të Internetit për heroizimin e nazizmit, propagandës së ideve raciste dhe ksenofobisë.