Në skenën e Teatrit Bolshoi të Moskës sot do të jepet premiera e tre baleteve me nga një akt-kryevepra të korografisë botërore të shekullit të XX-të. Ndër to është puna e skenaristit më radikal bashkëkohor William Forsythe. Pjesa e tij provokuese e baletit “Herman Shmerman”, sipas fjalëve të kritikëve, mund të shokojë shikuesit që janë mësuar me klasikë. Dy balete të tjerë janë kryevepra të koreografit George Balanchine “Rubies” (Rubinët), një pjesë e trilogjisë “Jewels” (Gurët e çmuar), dhe pjesa e famshme “Serenata”.