Anija ruse e ngarkesave “Progres” të mërkurën do të rrisë lartësinë e fluturimit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN): motorrët e anijes “Progres”, të bashkuar me SKN, do të punojnë pak më shumë se 20 minuta dhe do ta zhvendosin stacionin me 2,4 metra në sekondë. Gjatë kësaj lartësia e orbitës së tij do të rritet më shumë se 4 km. Kjo do të garantojë kushte të përshtatshme për bashkimin e SKN me anijen e radhës ruse të ngarkesave “Progres” dhe shuttle-n amerikan “Discovery”.