Senati i SHBA-s do të zhvillojë sot votimin përfundimtar për Traktatin me Rusinë për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Të martën senatorët vendosën të përfundojnë debatet në lidhje me këtë marrëveshje. Demokratët dalin për mbështetjen e tij, republikanët u përpoqën, por pa sukses të bënin një sërë amendamentesh në të. Për aprovimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave. Traktati, i cili u nënshkrua nga presidentët e Rusisë dhe SHBA-s më 8 prill në Pragë, parashikon reduktimin nga ana e palëve të arsenaleve bërthamore gati me 1/3 për një periudhë 7 vjeçare.