Gjykatat e Minskut dënuan me arrest administrativ rreth 600 pjesëmarrës të aksionit të pasanksionuar të 19 dhjetorit të opozitës, i cili u organizua pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, i njoftoi Agjencisë “Interfax” Shefi i milicisë së Miskut, gjeneral Leonid Farmagei. Kryesisht, sipas fjalëve të tij, këto janë arrestime administrative nga 5 deri në 15 ditë-netë. Shumë shkelës të ligjit u lanë të lirë - të miturit, ata që kanë nga dy fëmijë si dhe qytetarët e shteteve të tjera.