Presidentët e Rusisë dhe Letonisë arritën në marrëveshje për të zgjidhur bashkarisht problemet ekzistuese historike, shkruan botimi «Российская газета» («Rossijskaja gazeta”). Fjalë bëhet për krijimin e komisionit special nën drejtimin e akademive të të dyja vendeve. Ai do të duhet të analizojë me një vemendje më të madhe ngjarjet e së kaluarës, meqenëse debatet historike duhet të nxirren në platformë diskutimi akademik e jo të shndërrohen në pretekst kacafytjesh politike, deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev pas negociatave të zhvilluara në Moskë me homologun  e tij letonez Valdis Zatlers. Shtypi vë në dukje, se Presidenti i Letonisë mbërriti në Rusi me një vizitë zyrtare për herë të parë që nga momenti i fitorës së pavarësisë nga kjo republikë pranëballtike në vitin 1991.

Aleksandër Llukashenko u shpall fitues në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi. Ai grumbulloi 80% të votave të elektoratit dhe do të kryesojë shtetin edhe për një afat 4-vjeçar. Përfundimi i vlerësoi zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si të paligjshme. Të gjithë të pakënaqurit me rezultatet e votimit, thotë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lidia Ermoshina, mund ti apelojnë ato në gjyq. Por doli në të vërtetë se ato, thjesht, s’ka se kush ti apelojë, sepse shumica e kandidatëve për president ndodhen pas hekurave, shkruan botimi «Российская газета» («Rossijskaja gazeta”). Opozita nuk e vë në diskutim atë fakt, se Lideri aktual bjellorus i siguroi vetes mbështetjen nga ana e shumicës së bjellorusëve. Ajo nuk pranon në të vërtetë shumicën absolute të kësaj mbështetjeje. Pjesëmarrësit e protestave në Minsk thonë, se ata i provokuan për marrjen me sulm të Shtëpisë së Qeverisë. Siç i deklaroi botimit kandidati për president Jarosllav Romançuk, nga ana e atyre që udhëhoqën mitingun e protestës tingëlluan thirrje me të vërtetë provokuese, të cilave autoritetet iu kundërpërgjigjën më një barbarizëm krejtësisht të pajustifikuar.

Stadiumi moskovit “Dinamo” pas rikonstruksionit do të bëhet pothuajse ideal, shprehet me bindje të plotë arkitekti holandez Erick van Egeraat. Ai do të ndërtojë një nga stadiumet kryesore të Kampionatit Botëror të Futbollit të vitit 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. Mbi projektin e këtij stadiumi arkitekti i tregoi hollësisht botimit «Коммерсант» “(Kommersant”). Sipas fjalëve të van Egeraat, u arrit të kombinohen për mrekulli dy stadiume të reja në ovalin e atij të vjetër: salla universale sportive dhe arena kryesore e futbollit, që do të mbulohen me një kupolë të përbashkët. Gjatë kësaj do të ruhet fasadat e arenës së vjetër, të cilën në Rusi e konsiderojnë si thesar kombëtar.