Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë hodhi poshtë akuzat e PACE në lidhje me atë, se ajo, gjoja, pengon zhvillimin e hetimit të çështjes që ka të bëjë me transplantimin ilegal të organeve njerëzore në territorin e këtij vendi. Për këtë flitet në Press-Release e Prokurorisë së Përgjithshme të përhapur sot në Tiranë. “Komfirmimet mbi atë, se institutet shqiptare nxjerrin pengesa për hetimin e këtyre çështjeve janë insinuata krejtësisht të paargumentuara. Prokuroria e Përgjithshme është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me organizatat e specializuara ndërkombëtare”, - theksohet në dokumentitn në fjalë. Në të flitet gjithashtu mbi atë, se në Prokurori nuk janë paraqitur deri tani kurrfarë kërkesash për zhvillim hetimesh në lidhje me këto akuza nga ana e ndofarë organeve hetimore ndërkombëtare. Përveç kësaj, vihet në dukje në Press-Release, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka dijeni mbi ekzistencën në territorin e Shqipërisë të bazave për zhvillimin e transplantimit ilegal të organeve njerëzore.