Ministria e Drejtësisë e Bjellorusisë nuk përjashton nxjerrjen jashtë ligjit të partive që provokuan trazirat e 19 dhjetorit në Minsk. Mbi vendosjen e sanksioneve të tilla deklaroi Ministri i drejtësisë Viktor Gollovanov. Në Bjellorusi janë regjistruar 15 parti politike. Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 19 dhjetorit anëtarët e këtyre partive morrën pjesë në aksionet masive të protestës dhe në tentativën për uzurpimin e Shtëpisë së Qeverisë. Milicia arrestoi më tepër se 600 pjesëmarrës të trazirave, midis të cilëve edhe disa nga kandidatët për president.