Federata e gazetarëve sportivë të Rusisë nxorri përfundimet e vitit sportiv në mbarim. Si rezultat i anketimit të zhvilluar midis reporterëve kryesorë si skuadra më e mirë u shpall ekipi përfaqësues i volejbollit të Rusisë (femra). Sportistin më të mirë të Rusisë Federata sipas traditës nuk e përcakton. Në listë hyjnë 10 sportistët kryesorë të vendit dhe renditen ata në të sipas parimit principial rigoroz alfabetik. Ndër ta mund të përmenden Ekaterina Gamova (volejboll), Eugjenia Kanajeva (gjimnastikë artistike), Nikita Krjukov (skiator), Ivan Skobrjev (vrapim me patina).