Të gjitha autoritetet e ligjshme të Kirgistanit veprojnë tashmë. Republika u kthye në fushën konstitucionale, prej së cilës ajo doli gjatë kohës së grushtit të shtetit të muajit prill, deklaroi Presidentja e republikës Roza Otunbajeva, duke shtuar, se lidh “shpresa të mëdha me qeverinë e re”. Përbërja e saj u miratua nga parlamenti më 17 dhjetor. Në pranverë të këtij viti në Kirgistan ndodhi grushti i shtetit, gjatë të cilit pushteti kaloi në duart e koalicionit të përkohshëm qeveritar. Procesi i legjitimizimit të pushtetit të ri filloi me zhvillimin e referendumit në muajin qershor, në të cilin u miratua Kushtetuta. Më 10 tetor në Kirgistan u zgjodh parlamenti, kurse më 17 dhjetor u krijua qeveria me në krye Allmazbek Atambajev.