Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e quan vizitën e Presidentit të Letonisë Valdis Zatlers në Rusi hap në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe,  tregues të vullnetit politik, shkroi Medvediev në blogun e vet në Twitter. Sipas përfundimeve të negociatave Rusia dhe Letonia nënshkruan një sërë marrëveshjesh, në veçanti mbi liberalizimin e regjimit të udhëtimeve të ndërsjellta të banorëve të zonave kufitare të të dy vendeve, bashkëpunimin në luftën kundër krimit, në sferën e turizmit dhe mbrojtjes së natyrës.