Korporata ruse “ROSNANO” filloi financimin e prodhimit të detektorëve të eksplozivëve dhe narkotikëve. Pjesa e parë e mjeteve financiare për realizimin e këtij prodhimi do të përbëjë 50 milionë rubla. Teknologjia e prodhimit të detektorëve bazohet mbi metodën e të ashtuquajturëve “neutronëve të shënuar”, e cila lejon identifikimin e më tepër se 40 llojeve të lëndëve eksplozive, narkotike dhe helmuese. Këto sisteme do të shfytëzohen gjatë kontrollit të ngarkesave në stacionet e trenave, në aeroporte dhe porte detare. Ato do të jenë shumë më të lirë përkatësisht kostos së vet se sa analogët e tyre të huaj.