Rusia në vitin 2011 do të fillojë furnizimet e rregullta të radioizotopit molibden-99 në Europë, SHBA dhe Kanada. Partia e parë provë, e prodhuar në Dimitrograd (Povozhje), u dërgua për çertifikim në Kanada. Ky element kimik është lëndë e parë për përftimin e izotopit technetium-99m, i cili shfrytëzohet në diagnostikë, ndër të tjera të sëmundjeve neurologjike dhe kardiologjike. Furnizimet e molibdenit rus do të lejojnë mbulimin e plotë të deficitit të tij në tregun botëror.