Në Bjellorusi u zhvilluan zgjedhjet presidencale. Përsëri fitoi Aleksandër Llukashenko. Opozita u përgjigj ndaj kësaj me trazira në qendër të Minskut. 9 kandidatë opozitarë deklaruan, se nuk i njohin rezultatet e votimit. Në mbrëmje situata në kryeqytetin e Bjellorusisë u tensionua shumë, shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”, manifestuesit u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë dhe u përpoqën ta sulmonin atë, por u ndalën nga policia. Gjatë sulmit të shpërndarjes së këtij aksioni ndër të dëmtuarve ishin edhe disa kandidatë për president nga opzita. Sipas mendimit të botimit “Kommersant”, fitorja e lehtë e Llukashenkos ishte e parashikueshme. Ndërkohë botimi vë në dukje, se në vigjilje të zgjedhjeve pushteti sikur filloi të shfaqte nervozizëm. Për këtë dëshmon shfaqja e shpeshtë e Presidentit në eterin televiziv me deklarata në adresë të opozitës “Ne nuk do ua japim vendin atyre!”. Vet fushata parazgjedhjore  u zhvillua krejt e lirë, shkruajnë gazetat, që frymëzoi dhe OSBE-në. Shtypi vë në dukje edhe pjesëmarrjen e lartë, për të votuar erdhën 90 % e qytetarëve. Duke protestuar kundër shpalljes së përfundimeve të zgjedhjeve, opozita referohet tek të dhënat e anketimeve sociologjike të pavarura, në të cilat sugjerohet, që të zhvillohet turi i dytë.

Vladimir Putin nuk përjashton faktin, se në dhjetor të vitit 2011 përsëri do të kryesojë listën e Partisë “Rusia Unike” në zgjedhjet e deputetëve të Dumës Shtetërore. Për këtë Kryeministri, sipas mendimit të botimit “Rossiskaja gazeta”, deklaroi fare qartë, duke iu përgjigjur pyetjes në programin televiziv “Lajmet e së shtunës”, botimi “Kommersant” shkruan, se Partia “Rusia Unike” mund të kryesohet përsëri nga kandidati më i suksesshëm. Opozitarët janë të sigurt, se me rejtingun e vet Kryeministri mbron Partinë pushtetare nga disfata. Kurse ekspertët vënë në dukje, se kuptimi i pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes së Putinit në garën e Dumës Shtetërore do të qartësohet vetëm pas asaj, kur “tandemi” të vendosë në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Momenti kryesor i bisedës mbi atë, se kush do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012, sipas mendimit të përgjithshëm të ekspertëve, do të fillojë, jo më parë raundit të radhës së zgjedhjeve parlamentare rajonale, të cilat do të zhvillohen në mars.

Shërbimi Federal i Migracionit do të merret me adoptimin e emigramtëve me realitetin rus në qendrat kulturore, shkruan botimi “Rossiskaja gazeta”. Është krijuar një zyrë speciale, e cila do të merret me adoptimin dhe integrimin e tyre në Rusi. E megjithëse një punë e tillë me shtetasit turq në Gjermani dhe emigrantët në Francë nuk ka dhënë rezultate të mira, ekspertët dhe bashkëpunëtorët e shërbimit të migracionit janë të sigurt, se Rusia ka një eksperiencë tjetër. 20 vjet më parë ne të gjithë, edhe emigrantët, edhe kombi që u hapi dyert e veta atyre jetonin në një vend. Aktualisht nuk është zakon që eksperiencës së Bashkimit Sovjetik ti bëhen lavde, por, megjithatë, ajo gjithsesi vazhdon akoma të luaj rolin e faktorit afrues për përfaqësuesit e kulturave të ndryshme. Prandaj, në qoftë se kjo punë do të organizohet ashtu siç duhet, integrimi mund të rezultojë i suksesshëm. Sipas rezultateve të studimit, të zhvilluar nga qendra e demografisë sociale, në procesin e migracionit të punës aktualisht marrin pjesë deri në 8 % e banorëve të hapësirës postsovjetike.