Shkarko audiofailin


Aleksandër Llukashenko i siguroi vetes mandatin e katërt presidencial. Kandidatët e pavarur, midis të cilëve Andrei Sannikov, Nikollai Statkeviç, Grigori Kostusev janë arrestuar. Në spital përfundoi Vitali Rrimashevskij. Kandidati Vladimir Nekliajev, sipas fjalëve të bashkëshortes së tij, u morr nga reparti i spitalit prej disa personave të veshur me uniformë ushtarake që u larguan më pas së bashku me të në drejtim të paditur, reparti i destinacionit të posaçëm ndërmorri operacione kundër një sërë mjeteve të informimit masiv. Të tilla janë përfundimet e natës së parë që kaloi pas zgjedhjeve të presidentit të Bjellorusisë. Jarosllav Romançuk, njëri prej opozitarëve të paktë, të cilët mundën të mbeten për çudi në liri, në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” deklaroi, se sipas informacionit që zotëron ai, tani Nekliajev ndodhet në KGB (Komiteti i Sigurimit të Shtetit): “- Ai është mbyllur në izolatorin e KGB-së dhe ndaj tij është ngritur çështje penale mbi bazë të nenit për organizim “Trazirash masive”. Aktualisht do të ndërmerret tentativa nga ana e autoriteteve për të akuzuar gjithë opozitën në masë për provokacione. Dhe ekziston informacioni i paverifikuar në lidhje me atë, se autoritetet kanë ndërmend të likuidojnë një sërë strukturash politike, burimesh informative, të cilat patën punuar deri dje”, - tha Jarosllav Romançuk. Mbi atë, se autoritetet iu hynë punës për likuidimin e mjeteve të pavarura të informimit masiv flasin vetë faktet. Midis personave të arrestuar ka dhe shumë gazetarë: bashkëpunëtoren e botimit «Новая газета» (“Novaja gazeta”) dhe bashkëshorten e kandidatit për president Aleksandër Sannikov - Irina Halip - e arrestuan pikërisht në momentin kur ajo po jepte intervistë me telefon. Sipas të dhënave të fundit, në KGB ndodhen gazetarë dhe vullnetarë të redaksisë së site opozitar “Karta’97”. U bllokua site “Mbrojtësit për zgjedhje të lira”. Në vigjilje, mbrëmë, bjellorusët e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dolën në qendër të Minskut në Sheshin Oktjabërskaja. Pavarësisht nga fakti se autoritetet e shndërruan sheshin në një pistë gjigande akulli, atje, sipas vlerësimeve të ndryshme, u mblodhën nga 10 deri në 45 mijë veta. Përpara demonstruesve morrën fjalën kandidatët e pavarur. Ata bënë publike të dhënat e exit poll-eve (sondazheve në dalje të pikave të votimit). Prej tyre rezulton, se Llukashenko grumbulloi pak më shumë se 30% të votave. U morr vendimi për tu nisur drejt Shtëpisë së Qeverisë në Sheshin Nezavisimaja (Sheshi i Pavarësisë). Kur mbërritën atje kandidatët për president bënë thirrje për ti lejuar ata të hyjnë në Shtëpinë e Qeverisë për zhvillim negociatash. Por disa persona tentuan ta marrin me forcë Shtëpinë e Qeverisë. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj ushtarakët e repartit të destinacionit special vunë në përdorim forcën. U arrestuan rreth 600 veta, ndër të cilët edhe liderët e strukturave politike. Në KQZ deklaruan se gjithçka ndodhi pas zhvilimit të zgjedhjeve nuk ka të bëjë fare me procedurën zgjedhore. Por pikërisht për shkak të aksioneve të potestave të opozitës shpallja e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale u shty për një afat të pacaktuar: anëtarët e KQZ-së për një kohë të gjatë mbetën pa drita dhe nuk mundën të punonin. Por rezultatet e zgjedhjeve megjithatë u nxorrën. Ato i njoftoi Kryetarja e KQZ-së Lidia Ermoshina: “- Në favor të Aleksandër Llukashenkos votuan 5.122.866 veta ose 79,67%. Për Vladimir Prokofjeviç Nekliajev - 113.747 ose 1,77%. Andrei Olegoviç Sannikov grumbulloi 2,56% ose 164 mijë zgjedhës votuan për të”, - tha Lidia Ermoshina. Por, duke gjykuar nga të gjitha, opozita nuk ka ndërmend tani për tani të dorëzojë armët. Më 20 dhjetor në orën 18.00 bjellorusët mund të dalin sërish në shesh. Siç deklaruan liderët e opozitës, tani duhet luftuar për lirimin e kandidatëve për president të marrë nën arrest.