Presidenti Dimitri Medvediev po niset me një vizitë 3-ditore në Indi. Në programin e saj janë planifikuar takime dhe negociata me Presidentin e vendit, Kryetarin e qeverisë dhe liderin opozitar. Përveç kësaj, ai do të vizitojë mauzoleun-xhami "Taxh Mahal" ("Taj Mahal")” në qytetin Agra, kurse në Mumbai është planifikuar takimi me studentët dhe njohja e tij me kinostudion e famshme indiane “Bollywood”. Vizita e tanishme shtetërore zhvillohet në vitin e 10-it të nënshkrimit të Deklaratës mbi partneritetin strategjik midis Rusisë dhe Indisë. Gjatë kësaj kohe qarkullimi i mallrave midis dy vendeve është rritur 6 herë. Ndërkaq duhet thënë, se bazë e kontakteve dypalëshe u bë jo partneriteti i lëndës së parë, por partneriteti inovav. Eksporti rus përbëhet, para së gjithash, nga armatimet e teknologjive të larta, aparatet kozmike, pajisjet për stacionet atomike. Bashkëpunimi në sferën energjetike do të jetë temë kyçe e samitit ruso-indian. Specialistët rusë të fushës atomike po përgatisin një paketë të tërë propozimesh për ndërtimin e elektrostacionit atomik në Indi. Në këtë lëmë pritet një luftë e ashpër rivalizuese me Francën dhe SHBA-s, të cilat para pak kohësh nënshkruan me Indinë kontrata të mëdha për ndërtimin e  elektrostacioneve atomike. Por Rusia gëzon një avantazh të qenësishëm këtë drejtim. Në një kohë kur amerikanët dhe francezët demonstrojnë projektet e vet në letër, ekspertët rusë të energjetikës tashmë po marrin pjesë në ndërtimin e elektrostacionit atomik “Kundakulam” në jug të Indisë. Vënia në shfrytëzim e elektrobllokut të parë, të ndërtuar mbi bazë të teknologjive ruse, pritet të realizohet në këto javët e afërta... Dhe ky është vetëm fillimi: Rusia tashmë ka përgatitur një plan të gjerë për ndërtimin në seri të energoblloqeve në Indi, thotë ekspertja e Institutit rus të Orientalistikës Tatjana Shaumjan: “Ne kemi në duar përpunime të shkëlqyera, dhe kemi ndërtuar, po ndërtojmë e do të ndërtojmë reaktorë suplementarë për stacionin atomik në "Kudankulam" në jug të vendit. Sepse për Indinë, si dhe për çdo vend tjetër që po zhvillohet me hapa të shpejtë, nevojat energjetikë vijnë duke u rritur”, - u shpreh ekspertja. Padyshim, për Rusinë do të jetë me leverdi eksperienca e Indinë në krijimin e parqeve teknike. “Lugina Silikone Indiane” e quajnë qytetin Bangalor-një nga qendrat kryesore botërore teknologjike. Gjatë kohës së takimit me studentët e universitetit teknik në Mumbai Presidenti Medvediev do të tregojë për qendrën inovative ruse “Skolkovo”, ku planifikohet të zhvillohen teknologjitë inovative. Shumë kompani indiane tashmë kanë shfaqur interesim të gjallë ndaj këtij projekti. Rusia dhe India bashkëpunojnë aktivisht edhe në arenën politike botërore, edhe në kuadrin e organizatave rajonale. Afërsia e pozitave të të dyja vendeve shfaqet në mënyrë të veçantë në synimin për rregullimin e situatës rreth Afganistanit. Gjatë vizitës planifikohet të nënshkruhet një paketë mjaft solide dokumentesh. Presidenti Dimitri Medvediev shoqërohet nga delegacioni përfaqësues i ministrave, biznesmenëve dhe bankierëve rusë.