Rusia do tu përgjigjet të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me hetimin e shkaqeve të katastrofës së avionit të Presidentit të Polonisë Lech Kaczynski në qiellin mbi Smolensk. Kryesore është që të mos politizohet situata, deklaruan në MPJ të Federatës Ruse, gjatë komentimit të deklaratës së Kryeministrit polak Donald Tusk në lidhje me atë, se Varshava nuk mund ta pranojë raportin e palës ruse mbi rrethanat e katastrofës në pamjen e tij aktuale.