Presidenti Dimitri Medvediev shtroi përpara Shërbimit Federal të Sigurimit (SHFS) detyrën e parandalimit të veprimtarisë së organizatorëve të provokimeve të drejtuara për nxitjen, ndezjen e urrejtjes ndëretnike. Sipas fjalëve të Medvedievit, Shërbimi Federal i Sigurimit zotëron një potencial serioz për neutralizimin e rreziqeve kërcënuese të brendshme dhe të jashtme. Përveç kësaj, ky shërbim përgjigjet për koordinimin e veprimtarisë së strukturave ushtarake në sferën e antiterrorit. Mbetet, si më parë, detyrë aktuale për Shërbimin Federal të Sigurimit, kundërveprimi ndaj zbulimeve të huaja, kujtoi Presidenti.