Valuta unike europiane-euro- ka qenë dhe do të mbetet bërthamë e integrimit europian. Liderët e vendeve të zonës së euros dhe institutet e BE deklarojnë qartë, se do të bëjnë gjithçka të nevojshme për garantimin e stabilitetit të eurozonës në tërësi, thuhet në dokumentin përfundimtar të samitit të BE. Midis hapave konkretë për stabilizimin e zonës së euros, pjesëmarrësit e samitit vunë në dukje, se vendet e BE kanë ndërmend të marrin masat për reduktimin e deficiteve të buxheteve shtetërorë, të aktivizojnë reformat strukturore të ekonomive kombëtare, të forcojnë sistemin financiar të BE.