Shkarko audiofailin


Në Senatin e SHBA po zhvillohen diskutimet në lidhje me Traktatin ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO). Demokratët i paralajmëruan që më parë oponentët e vet që të përgatiten për të diskutuar me ta amendamentet e arsyeshme në rezolutën për ratifikimin e Traktatin mbi ASO. Por gjatë kësaj ata nuk do të lejojnë bërjen e amendamenteve në tekstin e vetë Traktatit. Sepse amendamenti i propozuar në parathënien e dokumentit, në të cilën përmbahet referimi tek ndërlidhuria midis armatimeve strategjike ofensive dhe atyre mbrojtëse, mund ta “vrasë” atë. Meqenëse teksti i Traktatit është fryt negociatash të vështira dhe kompromisesh. Çfarëdolloj ndryshimesh të tekstit do të çojnë në mënyrë të pashmangshme, si minimum, në domosdoshmërinë e bashkërenditjes së përsëritur të tekstit. Në parathënien e dokumentit në fjalë gjithçka është shprehur në mënyre mjaf të turbullt, të paqartë, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Drejtori i Qendrës së sigurisë ndërkombëtare të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksei Arbatov: “- Ajo mund të interpretohet edhe sipas mënyrës amerikane, edhe sipas mënyrës ruse. Domethënë, palëve u është lënë njëfarë lirie e caktuar në interpretimin e atyre fjalëve që janë fiksuar në të. Ç’do të thotë ndërlidhuria e armatimeve strategjike ofensive dhe armatimeve mbrojtëse? Rusia e interpreton atë në mënyrë të tillë - se shkurtimi i armatimeve strategjike kërkon kufizimin e armatimeve mbrojtëse. Nuk mund të rritet numri i armatimeve mbrojtëse në qoftë se shkurtojmë armatimet ofensive, logjikojnë rusët. Kurse amerikanët e interpretojnë ndërlidhurinë në mënyrë krejtësisht të kundërt. Ata thonë: ndërlidhuria do të thotë- se sa më shumë ne shkurtojmë armatimet strategjike, aq më shumë mbështetemi në sistemet mbrojtëse. Sigurisht, jo në ato të drejtuara kundër njëri-tjetrit, përkundrazi, së bashku kundër vendeve të treta. Parathënia e tekstit të Traktatit e lejon plotësisht një interpretim të tillë të dykuptimshëm. Dhe prandaj është plotësisht e kuptueshme përse është bërë kështu. Sepse në rast të kundërt nuk do të arrihej kurrsesi në asnjë lloj marrëveshje. Ne i kemi lënë me paramendim dykuptimshmëritë diplomatike dhe juridike me qëllim të përfundimit të këtij Traktati. Ndërsa në etapën e radhës do ta sqarojmë tashmë seriozisht punën me këtë ndërlidhuri. Që të mos ketë më dy perceptime të kundërta të saj, por një kuptim, të përpunuar mbi bazë kompromisesh”, - tha Aleksei Arbatov. Duke gjykuar nga të gjitha, pikërisht rreth parathënies dhe do të zhvillohen debatet kryesore. Por, sipas vlerësimeve të ekspertëve amerikanë, shanset për miratimin e amendamenteve - “vrasëse” praktikisht shumëzohen me zero. Ndërkohë duhet thënë se nuk ka arritur akoma puna deri aty. Por sido që të jetë në të vërtetë, administrata e SHBA do të bëjë gjithçka të mundur me qëllim të përfundimit të punës për ratifikimin e Traktatit mbi ASO deri në fund të këtij viti. Në qoftë se Senati do ta shtyjë shqyrtimin e Traktatit për vitin tjetër, atëhere mund të lindin probleme të mëdha me miratimin e tij. Që nga 3 janari fillon punën e vet përbërja e re e Kongresit, në të cilin republikanët do të kenë pozita shumë më të forta se në përbërjen aktuale të tij. Republikanët edhe përpara zgjedhjeve kanë bllokuar shumë nga iniciativat e administratës, ndërsa në përbërjen e re të Senatit kabineti i Obamas do ta ketë akoma dhe më të vështirë punën.