Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobjanin planifikon ta shndërrojë kryeqytetin rus në qendër mjekësore të nivelit botëror. Për këtë detyrë ambicioze ai tregoi të mërkurën në asamblenë “Shëndeti i kryeqytetit”. Qyteti ia hyri punës së përpunimit të programit 5-vjeçar të zhvillimit të sistemit të shëndetësisë. Botimi "Независимая газета" (“Nezavisimaja gazeta”) mendon, se shndërrimin e Moskës në qendër botërore shërbimesh mjekësore vëzhguesit e konsiderojnë detyrë strategjike me përmasa të mëdha, e cila do ta shënojë emrin e Sobjaninit në historinë ruse. Në Rusi dhe në shumë vende të tjera fqinje ka kërkesë të ndryrë, të pakënaqur për mjekësi bashkëkohore. Ndërkaq, për këtë shkruan gazeta "Вечерняя Москва" ("Veçernjaja Moskva”), siç vuri në dukje Kryebashkiaku, 30 % e ndërtesave të institucioneve mjekësore u duhet medoemos rikonstruksion kapital, kurse rreth 40 % e pajisjeve mjekësore kërkojnë zëvendësim.

Vladimir Putin komunikoi sërish të enjten me popullin nëpërmjet linjës direkte TV. “Linja direkte” me Putinin zhvillohet çdo vit, por numri i pyetjeve të qytetarëve në adresë të tij vjen duke u rritur gjithnjë e më shumë, konstaton botimi "Российская газета" (“Rossiskaja gazeta”). Me sa duket nga të gjitha popullit i janë mbledhur kaq shumë probleme personale, sa që atë nuk e interesojnë më deklaratat e bujshme politike, por mënyra se si do të mbështesë shteti çdonjërin qytetar të vendit në periudhën e postkrizës. Kryeministri tregoi se ç'ka ndërmend të bëjë konkretisht shteti për mbështetetjen e popullsinë. Gjatë kësaj fjalën “krizë” ai e përmendi shumë rrallë. “Nga kriza do të dalim në vitin 2012. Kthesa tashmë po ndodh”, citon fjalët e Kryeministrit gazeta "Комсомольская правда" (“Komsomolskaja pravda”). Pyetjet, të cilat kanë të bëjnë me sferën sociale, Kryeministrit ia drejtojnë çdo vit. Por çdo vit lindin probleme të reja. Kështu, tema kryesore të komunikimit të Putinit me popullin gati sa nuk u bënë ekstremizmi dhe kriminaliteti, vënë në dukje gazetat. Kryeminisrtri komentoi pogromet e së shtunës në qendër të Moskës. “Trazirat në Sheshin Manege u provokuan jo nga vrasja e tifozit të futbollit, por nga reagimi jo adekuat i autoriteteve”, u shpreh Putin. “Me popullin komunikoi një njeri i punës, që nuk bie fort në sy, diskret”, një përshtypje e tillë iu krijua botimit "Независимая газета" (“Nezavisimaja gazeta”).   

Doli në dritë numri i fundit i gazetës, e cila për më shumë se 10 vjet është botuar nën brendin "Время новостей" (“Vremja novostei”). Redaksia e këtij mjeti informativ njofton se në shkurt do të fillojë botimin e gazetës "Московские новости" ("Moskovskie novosti"). Lexuesve rusë do tu kthejnë botimin e famshëm, një nga më me popullaritet në vitet 80-të dhe 90-të në vend. Kurse tirazhi i fundit i "Время новостей" (“Vremja novostei”) i dedikohet historikut të punës së saj gjatë periudhës kohore mbi 10-vjeçare.