Polonia nuk mund ta pranojë raportin e paraqitur nga Komiteti Ndërshtetëror të Aviacionit (KNA) mbi katastrofën që ndodhi me avionin presidencial në qiellin mbi Smolensk, deklaroi Kryeministri polak Donald Tusk në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv polak. Sipas fjalëve të tij, pala polake ka shumë vërejtje në lidhje me këtë dokument. Por Tusk nuk njoftoi se çfarë vërejtjesh konkretisht. Më parë pala polake i shprehu mirënjohjen e vet Moskës për bashkëveprimin aktiv në procesin e hetimit të shkaqeve të katastrofës.