Vetëm me përpjekje të përbashkëta, duke mbrojtur normat e së drejtës ndërkombëtare, mund ti vendoset një barrierë e fortë ringjalljes së obskurantizmit nazist. Për këtë flitet në përshëndetjen e Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov drejtuar pjesëmarrësve të Konferencës Ndërkombëtare “Bota pa nazizëm-detyrë globale e mbarë njerëzimit”. Zëvendësministri i punëve të jashtme të Rusisë Aleksandër Jakovenko, i cili lexoi mesazhin e Lavrovit, i siguroi pjesëmarrësit e konferencës, se “diplomatët rusë kundërveprojnë aktivisht ndaj gjithfarë intrigave të pasuesve të nazizmit”.