Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) është e gatshme të dërgojë në RPD të Koresë inspektorët e vet, në qoftë se do të arrihet në marrëveshje në lidhje me këtë problem me Phenianin, deklaroi Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate Yukiya Amano. Ai kujtoi, se deri në prill të vitit të kaluar vëzhguesit ndërkombëtarë kanë qenë të pranishëm në qendrën bërthamore të RPD të Koresë në Jоnben (Yongbyon). Në ANEA shpresojnë, se ekspertët e saj mund të luajnë rol të qenësishëm në monitorimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, u shpreh Amano.