Për bashkimin e forcave në luftën kundër ideologjisë naziste dhe falsifikimit të historisë bëjnë thirrje pjesëmarrësit e Konferencës ndërkombëtare “Bota pa nazizëm-detyrë globale e mbarë njerëzimit”. Kreu i Dhomës së Lartë të parlamentit rus Sergei Mironov vlerësoi si “kërcënime nga më seriozet” përpjekjet e rishkrimit të historisë, për të justifikuar fajtorin kryesor të luftës, nazizmin dhe aleatët e tij. Ai bëri thirrje për krijimin dhe zhvillimin e bazave juridike ndërkombëtare dhe kombëtare të luftës kundër shfaqjeve të ndryshme të nazizmit. E përshëndeti këtë konferencë edhe vetë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev.