Territori i Shqipërisë është shfrytëzuar prej militantëve kosovarë për trafikim ilegal organesh njerëzore, deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Paris përfaqësuesi i PACE Dick Marty. Ai tha, se autoritetet e Kosovës duhet të rreshtin së fshehuri krimet e kryera prej militantëve. Sipas fjalëve të Dick Marty-t, ai ka mbetur i shokuar kur mori vesh se organizatat ndërkombëtare ishin në dijeni të këtij trafikimi kriminal, por nuk e bënë publik atë për motive politike. Marty kryeson Komisionin e PACE që merret me hetimin e krimeve të militantëve kosovarë.