Gjykata e Lartë e Londrës mori vendimin për lirimin me dorëzani të Julian Assange. Ai hodhi poshtë apelimin e bërë nga Suedia kundër themeluesit 39 vjeçar të “WikiLeaks”, të akuzuar për krime të karakterit seksual. Deri në seancën gjyqësore të radhës të caktuar për 11 janarin, në të cilën do të shqyrtohet  çështja që ka të bëjë me ekstradimin e tij në Suedi, Assange do të lihet i lirë, megjithëse lëvizet e tij do të jenë të kufizuara.