Update: 16.47.  Kryeministri Vladimir Putin nuk vëren domosdoshmëri në zhvillimin e  “linjës direkte” me qytetarët e vendit më shpesh se një herë në vit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në transmetimin direkt të kanaleve televizive ai tha, se udhëton shumë nëpër vend dhe se takohet shpesh me banorët rusë. Putin mendon, se “një format i tillë komunikimi është më mirë të realizohet një herë në vit, por me nxjerjen gjatë kësaj të përfundimeve punës - çfarë u arrit të bëhet e çfarë - jo”. Komunikimet në linjë direkte televizive u dukën në kohën e drejtimit të vendit nga Presidenti Vladimir Putin. E para u realizua në dhjetor të vitit 2001. Që nga 2008 ai zhvillon dialog të përvitshëm me qytetarët e vendit në rolin e Kryetarit të qeverisë.

Mitingjet nuk duhet të shkelin të drejtat e njerëzve të tjerë

Update: 16.34.  Shteti nuk do të kufizojë ata që duan të shprehin mendimin e vet, por mitingjet dhe marshimet nuk duhet të shkelin të drejtat e njerëzve të tjerë, deklaroi Kryeministri Putin duke iu përgjigjur pyetjes që kishte të bënte me mitigjet e “të papajtueshmëve” në Moskë. Ai vuri në dukje gjithashtu, se “autoritetet vendore kanë të drejtë të përcaktojnë vendet e zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ata që i organizojnë ato duhet ti binden këtij rregulli. Duke folur mbi “të papajtueshmit”, Kryeministri shprehu gjithashtu mendimin, se atyre u duhet jo zhvillimi i aktiviteteve, por konflikti me autoritetet me qëllim që të tërheqin vemendjen e shoqërisë ndaj vetes. Përndryshe opinionit publik i humbet menjëherë interesi ndaj aktiviteteve të kësaj natyre.

Shërbimet speciale të Rusisë nuk merren me asgjesimin e tradhtarëve jashtë shtetit

Update: 16.21.  Shërbimet speciale të Rusisë nuk merren me likuidimin fizik të tradhtarëve jashtë shtetit, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin. “Shërbimet speciale të Rusisë nuk venë në përdorim mjete të tilla pune”, - tha ai duke iu përgjigjur pyetjes që iu drejtua në linjë direkte: nëse i është dashur atij ndonjëherë të japë urdhër për likuidimin e tradhtarëve?. “Në kohërat sovjetike, gjatë drejtimit të regjimit stalinian, nuk është sekret për askënd, se patën ekzistuar njësi speciale të cilat merreshin me plotësimin e detyrave të tilla - pra asgjesimin fizik të tradhtarëve. Por ato janë likuiduar që prej kohësh”, - tha Putin.

Defeciti buxhetor i Rusisë në vitin 2010 do të përbëjë 3,5-3,8 të GDP

Update: 16.11  Defeciti buxhetor i Rusisë në vitin 2010 do të përbëjë 3,5-3,8 të GDP, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin. Ky tregues, vuri në dukje, ai është shumë më i mirë se në shumicën e vendeve me ekonomi të zhvilluar. Në Britaninë e Madhe, për shembull, ai rezulton 13%. Putin tha gjithashtu, se inflacioni në Rusi, sipas rezultatave të vitit, do të përbëjë 8,5%. “Ky është inflacioni minimal në gjithë historinë e re të vendit tonë”, - theksoi ai.

Po bëhet gjithçka e mundur për trajnimin e mirë të sportistëve për Olimpiadën në Soçi

Update: 16.05  Një snoubordiste (snowboarder) nga Krasnojarsku e pyeti Putinin: nëse po realizohet në nivelin e duhur përgatitja e skuadrës përfaqësuese të Rusisë për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike në Soçi? Përgatitja po zhvillohet në disa drejtime, - u përgjigj ai. - Për shembull, në lidhje me çdo disiplinë sportive janë krijuar tre skuadra:  skuadra kryesore, dubluese dhe ajo e të rinjve. Mjetet e nevojshme financiare për përgatitjen e këtyre ekipeve po jepen tashmë. Ne do ti kushtojmë vemendjen e duhur edhe përgatitjes së bordit të trajnerëve, edhe shoqërimit mediko-biologjik, - premtoi Putin. “Shpresoj shumë se skuadra jonë përfaqësuese do të debutojë me dinjitet në Londër, dhe shumë mirë në Olimpiadën e vitit 2014 në Soçi”, - deklaroi Putin.

Zhvillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit-2018 në Rusi do ti japë impuls të fuqishëm zhvillimit të pjesës europiane të vendit

Update: 15.47  Zhvillimi i Kampionatit Botëror të Futbollit-2018 në Rusi do ti japë impuls të fuqishëm zhvillimit të pjesës europiane të vendit, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Kampionati Botëror i Futbollit të vitit 2018 do të zhvillohet në 13 qytete ruse. Kjo do të thotë se pritet një punë e madhe për zhvillimin në vend të rrjetit të rrugëve hekurudhore, aeroporteve, stacioneve të trenave”, - vuri në dukje ai.

Në Rusi nuk do të rritet mosha e daljes në pension

Update: 15.40  Në Rusi nuk planifikohet rritja e moshës së daljes në pension. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë komunikimit të sotshëm në linjë direkte me qytetarët rusë. Kështu ai iu përgjigj pyetjes së minatorëve nga Kuzbassi. Përfaqësuesi i tyre i shprehu Putinit druajtjen e minatorëve në lidhje me atë, se në vend planifikohet rritja e moshës së daljes në pension dhe anulimi i një sërë favorizimeve. Duke foluar mbi privilegjet për minatorët Vladimir Putin theksoi, se “privilegje të tilla përcaktohen nga marrëveshjet midis sindikatave dhe punëdhënësve”. Ai tërhoqi vemendjen e kolektivave punonjëse dhe organizatave të bashkimeve profesionale ndaj faktit, se ato duhet të përvetësojnë mirë legjislacionin ekonomik dhe ta shfrytëzojnë atë gjatë përfundimit të kontratave të punës.

Në Veri dhe Lindjen e Largët të Rusisë do të rivendosën 50 aerodromë të vegjël 

Update: 15.25.  Qeveria e Rusisë do të fillojë të merret me zgjidhjen e problemit të ripërtëritjes së aviacionit të vogël dhe rivendosjes së 50 pistave të lëna pas dore të uljes dhe ngritjes së aeroplanëve në Veri dhe Lindjen e Largët të Rusisë. Kryeministri Vladimir Putin deklaroi, se qeveria ka program tashmë jo vetëm për rivendosjen, por dhe zhvillimin e mëtejshëm të aviacionit të vogël. Midis elementëve kryesorë të këtij programi Kryetari i qeverisë përmendi uljen e tarifave doganore të importit për teknikën e aviacionit të vogël. Ai saktësoi, se ky privilegj u bë meqenëse prodhuesit rusë nuk prodhojnë ende aeroplanë të aviacionit të vogël.

Fshatrat e vendosura përgjatë rrugës hekurudhore Trans-Siberiane i pret ripërtëritja

Update: 14.34.  Fshatrat e vendosura përgjatë rrugës hekurudhore Trans-Siberiane, e cila bashkon  qendrën e pjesës europiane të Rusisë me Lindjen e Largët, së shpejti i pret ripërtëritja, u shpreh me bindje Kryeministri Vladimir Putin. Për këtë ai deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes drejtuar atij nga një mësuese prej Transbajkalit. Sipas fjalëve të Putinit, vëllimi i transportimeve nëpërmjet rrugës hekurudhore Trans-Siberiane po vjen duke u rritur me shpejtësi dhe tani ai tejkalon në mënyrë të ndjeshme vëllimin e transportimeve të kohërave sovjetike. Kryeministri pranoi, se “hallkë e dobët” në zhvillimin e kësaj rruge hekurudhore është infrastruktura. “Në një kohë të afërt ne do të punojmë mbi zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa kjo do të thotë, edhe mbi zhvillimin e pikave të tilla të banimit si ajo juaja”, - premtoi Vladimir Putin.

Veprimet e policisë në Rusi do ti vlerësojë popullsia

Update: 13.58  Riemërimi i milicisë në polici u ideua nga Presidenti i Rusisë jo, si i thonë fjalës, për ndërrimin e   tabelës, por për realizimin e ndryshimeve sistemore në vetë sistemin e organeve të punëve të brendshme, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Projekti ligji presidencial, që u miratua nga Duma Shtetërore më 10 dhjetor në lexim të parë, përpara se të paraqitej në parlament u vendos në Internet për diskutim publik. Ky proces vazhdoi nga gushti deri në tetor dhe mbi bazë të përfundimeve të tij në projket ligj u bënë ndryshime të qenësishme, në veçanti, normat mbi  kufizimin e të drejtave të qytetarëve, që shkaktuan preokupim serioz në shoqëri dhe në radhët e ekspertëve, u parashtruan dhe u fiksuan në mënyrë më të qartë. Një nga kriteret kryesore në vlerësimin e punës së policisë do të bëhet mendimi i popullsisë që jeton në territorin që ajo mbulon. Ai do të përcaktohet mbi bazë të anketimeve të pavarura sociologjike dhe publikimeve në shtyp.

Në vlerësimin e Çështjes Hodorkovskij Putin niset nga vendimi i gjykatës

Update: 13.27.   Kryeministri Putin është mëse i bindur, se ish Kreu i kompanisë ruse të naftës “JUKOS” Mihaill Hodorkovskij, i cili u gjet nga gjyqi si fajtor për mashtrim dhe përvetësim, si hajdut që është e ka vendin në burg. “Ne duhet të nisemi në gjykimin tonë nga fakti, se krimet e Hodorkovskit janë provuar në gjyq”, - theksoi ai.

Në Rusi duhet të merren masa të rrepta në luftën kundër ekstremizmit 

Update: 13.16.  Në Rusi duhet të merren masa të rrepta në luftën kundër shfaqjeve të ekstremizmit prej ngado që të vijnë ato, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin. Duke komunikuar sot në linjë direkte me qytetarët rusë ai theksoi, se “nuk mund të lyhen me një bojë” njerëzit e çdo kombësie. Por rregulli duhet vënë megjithatë. Duke i bërë vlerësimin e vet trazirave të paradokohshme në Moskë Kryeministri theksoi, se Rusia gjatë shumë shekujsh me radhë ka ardhur duke u formuar si shtet multikonfesional dhe multinacional dhe njerëzit e çdo kombësie duhet të ndihen rehat, në mënyrë komforte në çdo rajon të vendit që të jetojnë ata.

Provat më të rënda për vendin u bënë këtë vit zjarret pyjore dhe thatësira

Update: 12. 56.  Duke iu përgjigjur pyetjes: se çfarë ishte më e vështirë për të gjatë këtij viti?-  Kryeministri tha - zjarret pyjore dhe thatësira. Sigurisht, kjo u bë një katastrofë e vërtetë për shumë banorë të vendit”, - deklaroi Vladimir Putin gjatë linjës direkte të komunikimit me qytetarët rusë. Kjo qe një provë jashtëzakonisht e rëndë për vendin, për rajone të veçantë dhe organet pushtetore, vuri në dukje ai. “Dhe, padyshim, thatësira në ekonominë bujqësore është goditje serioze mbi ekonominë”, - theksoi Kryeministri rus.

Niveli i parakrizës i GDP do të rivendoset në Rusi në vitin 2012

Update: 12.40.  Niveli i parakrizës i GDP do të rivendoset në Rusi në gjysmën e parë të vitin 2012, deklaroi Kryeministri Vladimir Putin gjatë linjës direkte të komunikimit me qytetarët rusë. “Disa ekspertë thonë se kjo do të ndodhë aty nga fundi i 2012, disa të tjerë - në fund të vitit 2011. Unë mendoj se, si zakonisht, e vërteta ndodhet në mes. Diku aty nga gjysma e parë e vitit 2012 ne duhet të dalim në nivelin e parakrizës”, - tha Putin. Ai njoftoi gjithashtu, se të ardhurat reale të popullsisë së Rusisë në vitin 2010 u rritën deri në 2% e ca, paga reale - 4,2%, pensionet - 44,9%.

Vladimir Putin do ti përgjigjet pyetjeve të qytetarëve rusë në linjë transmetimi direkt

Update: 11.35.  Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin do të zhvillojë sot “linjën direkte” të komunikimit me qytetarët rusë. Programi “Komunikimi me Vladimir Putinin. Vazhdimi” do të transmetohet në eter të drejtpërdrejtë në mesditë, sipas orës së Moskës, nga një sërë kanalesh radiotelevizive. Kryeministrit i janë adresuar më tepër se 70 pyetje. Shumica e tyre kanë të bëjnë me problemet sociale. Midis tyre ka pyetje të lidhura me trazirat e këtyre ditëve të fundit në Moskë, me problemet ndërnacionale. Komunikimin e Putinit me qytetarët rusë, falë transmetimit rus në gjuhë të huaja, do të kenë mundësi ta dëgjojnë banorët e më tepër se 100 vendeve.