Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi 3 rezoluta që anulojnë një sërë sanksionesh të vendosura kundër Bagdadit në vitet 90-të, pas invervencionit të Irakut në Kavajt, njofton Agjencia RIA Lajmet. Në veçanti, fjalë bëhet mbi kufizimet e lidhura me Programin “Nafta në këmbim të produkteve ushqimore”, ndalimin për veprimtarinë e Bagdadit në sferën e energjetikës bërthamore civile si dhe drejtorisë së ndërkombëtare të Fondit të zhvillimit të Irakut. Vendimi u morr me iniciativën amerikane në mbledhjen speciale të Këshillit të Sigurimit të nivelit të lartë nën kryesinë e Nënpresidentit amerikan Joseph Biden. Bashkëautorë të rezolutave u bënë një sërë shtetesh, përfshirë këtu SHBA, Kinën dhe Rusinë.