Ulja e vazhdueshme e treguesit të papunësisë në Rusi është rezultati kryesor i viti 2010, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar me krerët e bashkimeve profesionale. Krijimi i vendeve të reja të punës do ti shërbejë modernizimit të ekonomisë së vendit, i cili parashikon aplikimin e prodhimeve bashkëkohore të bazuar mbi teknologjitë e larta në degë të ndryshme, mendon Medvediev. Ai theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e bashkimit sa më të shpejtë të Rusisë me konventat ndërkombëtare për Mbrojtjen e Punës.