Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm të Rusisë duhet të nxjerrë maksimum mësimesh nga situata e krijuar me rrjedhjen e informacionit konfidencial nëpërmjet site “WikiLeaks”. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë fjalës së marrë në mbledhjen kushtuar 90-vjetorit të Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë. Lideri rus vuri në dukje: rryma informative globale e këtare kohëve të fundit ka ndryshuar sistemin e zakonshëm, tradicional të marrjes së vendimeve dhe ka krijuar probleme të reja. Siç dihet, site zhurmëmadh “WikiLeaks” i Julian Assange publikoi mijëra dokumente të autoriteteve amerikane, të destinuara, siç thuhet, jo për përdorim publik. Kjo krijoi tensionim të theksuar në marrëdhëniet diplomatike midis disa vendeve. E megjithatë, për zbulimin një informacioni të tillë krijon mundësi suplementare për analizim. Presidenti vuri në dukje, se Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm të Rusisë ka qenë dhe mbetet një ndër institutet më të rëndësishme shtetërore pavarësisht nga situata në vend, regjimet politike dhe udhëheqës konkretë: “- Objektivat e zbulimit, në tërësi, mbeten po ato të mëparshme. Ndryshojnë metodat, ndryshojnë njerëzit, vijnë e ikin drejtuesit, ndërsa funksionet mbeten po ato. Dhe në këtë nuk ka asgjë të pikëllueshme dhe të habitshme. Kështu është ndërtuar bota. Zbulimi ynë i jashtëm, në qoftë se do të llogaritet historiku i tij që nga periudha sovjetike, ka kaluar në zhvillimin e vet një komplet të tërë fazash. Dhe në momentet aktuale hyn në komunitetin e zbulimeve më të fortë dhe me aftësi më të larta konkurruese në botë”, - thotë Dimitri Medvediev. Shefi i Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm të Rusisë Mihaill Fradkov siguroi, se shërbimi i tij do të ndodhet edhe në të ardhmen në gjendje gatishmërie luftarake (do të jetë vigjilent) dhe se në çdo moment çdo zbulues është i aftë për vepra heroike në mbrojtje të interesave të atdheut. Aktualisht zbuluesit rusë janë të angazhuar me grumbullimin e informacionit të vërtetësishëm, ndër të tjera edhe atij me karakter preventiv. Në fakt, duhet thënë, se që në vitet 90-të zbulimi rus hoqi dorë nga parimi i globalizmit, i cili u krijua në periudhën e konfrontimit me Perëndimin. Aktualisht Shërbimi i Zbulimit të Jashtëm rus plotëson detyrat e veta vetëm në ato rajone të botës, në  të cilat Rusia ka interesa reale. Pavarësisht nga konfidencialiteti mjaft i lartë, diçka është bërë e ditur megjithatë edhe për zbuluesit rusë. Për shembull, fakti se në arsenalin e Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm ka bashkëpunëtorë që zotërojnë 546 specialitete. Ndër ta janë analistë, politologë, specialistë për marrëdhëniet ndërkombëtare, sociologë. Ata flasin në 76 gjuhë të botës. Në lidhje me 90-vjetorin Presidenti rus i dorëzoi Shërbimit të Zbulimit të Jashtëm Diplomën e Komandantit Suprem “Për punën në mbrojtje të vendit tonë”. Kurse një sërë zbuluesish u nderuan me dekorata shtetërore. Por kjo ceremoni u zhvillua me dyer të mbyllura. Këtë e kërkon detyra.