24 orë para hapjes së samitit të BE në Bruksel në strukturat drejtuese plasi një skandal i madh. Ministri i Jashtëm i Luksenburgut Jean Asselborn akuzoi Gjermaninë dhe Francën për mendjemadhësi, si dhe për atë, se ato u diktojnë kushtet e veta vendeve të tjera anëtare të BE-së, shkruan gazeta Die Welt. Deklarata e Ministrit të punëve të jashtme të Luksenburgut dëshmon për përçarjen serioze midis vendeve të mëdha dhe të vogla të BE pas asaj kur prioritetet e tyre kombëtare ranë në kundërshtim në lidhje me një sërë çështjesh ekonomiko-financiare.