Shumica (71%) e banorëve të Moskës dhe Shën Peterburgut planifikon të presë Vitin e Ri me bredhin e Vitit të Ri të vendosur të shtëpitë e tyre, kurse 7 % thjesht do të vendosin degë bredhi. Të tilla janë rezultatet e anketimit të gati dy mijë vetave të moshës nga 12 vjeç e lartë të këtyre dy qyteteve. Në familjet me fëmijë deri në 16 vjeç pjesa e atyre, të cilët planifikojnë të vendosin bredh, është shumë më e lartë-83 %. Por midis meshkujve dhe femrave të vetmuara shprehën dëshirë për të patur bredh të Vitit të Ri vetëm 53 %. Bredhi artificial parapëlqejnë ta përdorin 66 %. Gjatë kësaj në Shën Peterburg numri i personave, të cilët të cilët planifikojnë të blejnë bredh natyral, është 7 % më shumë se në Moskë. Këtë vit, si dhe në atë të mëparshmin, pjesa më e madhe e të anketuarve (60%) planifikon ta presë Vitin e Ri në shtëpi.