Shkarko audiofailin


Në Moskë shpresojnë shumë se Traktati i ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të ratifikohet. Për këtë tregoi në intervistën e vet ekskluzive dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendës ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Rjabkov. Diskutimi i dokumentit strategjik planifikohet të fillojë të mërkurën në Senatin amerikan. Në Shtëpinë e Bardhë theksojnë, se shpresojnë në ratikimin e Traktatit deri në fund të vitit, ndërsa Presidenti i SHBA Barack Obama vuri në dukje, se nuk do të shkojë me pushime pa përfunduar puna mbi këtë dokument. Por Traktati po ndesh në opozitë serioze nga ana e Partisë Republikane dhe nuk ka kurrfarë sigurie në përfundimin e suksesshëm të votimit. Ecuria e diskutimit dhe rezultatet e votimit në lidhje me Traktatin mbi ASO do të ushtrojnë ndikim të qenësishëm në marrëdhëniet ruso-amerikane, deklaroi për radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Sergei Rjabkov: “- Ne ndjekim me vemendje të përqendruar gjithçka që po ndodh në Senat. Çështja, padyshim, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Dhe ajo projektohet, duhet thënë, në shumë pjesë përbërëse të marrëdhënieve tona me SHBA. Ne do të dëshironim të shpresonim, se të gjitha ato përpjekje që u ndërmorrën me kaq vrull e këmbëngulje gjatë gjithë këtyre kohëve të fundit jo vetëm nga administrata, por edhe nga shumë veprimtarë të autoritetshëm shtetërorë dhe politikë të SHBA, ndër të tjera edhe nga përfaqësuesit e administratave të mëparshme, do të kurorëzohen me sukses”, - tha Sergei Rjabkov. Por ndërkaq republikanët janë mëse të bindur se gjatë sesionit të tanishëm të Kongresit si zor të arrihet shqyrtimi i plotë i dokumentit. Ata kanë ndërmend të bëjnë amendamente në parathënien e Traktatit - në atë pjesë të tij ku është fiksuar formulimi tejet i rëndësishëm për Rusinë në lidhje me armatimet strategjike ofensive dhe mbrojtëse. Me një fjalë, ku konstatohet ndërlidhuria e reciproke e armatimeve strategjike ofensive dhe mbrojtjes antiraket. Pozita e republikanëve është e aftë jo, thjesht, të zvarrisë diskutimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm, por dhe të shumëzojë me zero të gjitha përpjekjet e bëra për riformatimin e marrëdhënieve ruso-amerikane. Për ratifikimin e Traktatit mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të duhet të sigurohen, si të paktën, zërat e 67 senatorëve prej 100 që janë gjithsej. Demokratëve u duhet të sigurojnë mbështetjen, si minimum, të 9 kolegëve të tyre republikanë. Ata thonë, ndërkohë,  se i kanë siguruar tashmë këto vota suplementare.