Në qytetin Vibor (qarku i Leningradit) do të startojë një program i pazakontë, i cili do ti përfshijë banorët dhe mysafirët e qytetit në atmosferën mesjetare të festimit të Krishtlindjeve. Turistët i pret një drekë në mjediset historike, shfaqja e teatralizuar me kostume, njohja me historinë e Kështjellës Viborsk, me festimin e Krishtlindjeve në Mesjetë. Kështjella Vibor, e themeluar nga suedezët në vitin 1293, është i vetmi monument i arkitekturës ushtarake perëndimore europiane të Mesjetës që është ruajtur plotësisht.