Dhoma e Ulët e parlamentit italian me një diferencë vetëm prej 3 votash i shprehu votëbesimin qeverisë së Silvio Berlusconit. Më parë në mënyrë analogjike votuan edhe në Senat. Kështu, 74 vjeçari Silvio Berlusconi u bë rekordmen përkatësisht kohës së qendrimit të vet në postin e Kryeministrit, duke ruajtur pas vetes dhe kësaj here atë. Ai e ka kryesuar qeverinë e Italisë    nga viti 1994-1995, nga 2001-2006 dhe nga 2008 e deri tani. Viti në përfundim u bë nga më të vështirët për të. Kryeministrin e akuzuan për mungesë të një linje të qartë në politikë dhe për skandale të vazhdueshme në jetën private.