Pala ruse shpreson shumë në atë, se mbledhja e parë e grupit të punës të Këshillit Rusi-NATO në lidhje me mbrojtjen antiraket do të jetë produktive, deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Planifikohet që nga ana e palës ruse pjesëmarrja në mbledhjen e pritshme të jetë në nivel Zv/shefi të Shtabit të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Moska pret që SHBA, nga ana e vet, të përfaqësohen në një nivel po kaq të lartë. Për bashkëpunimin në çështjen e krijimit të sistemit territorial të mbrojtjes për Europën Federata Ruse dhe NATO u morrën vesh në samitin dypalësh të 20 nëntorit në Lisbonë.