Themeluesi i site “WikiLeaks” Julian Assange u bë “njeriu i vitit” sipas versionit të lexuesve të revistës amerikane “Time”. Në vendin e dytë u rendit Kryeminsistri i Turqisë Reçep Tajip Erdogan, në të tretin - këngëtarja Lady Gaga. Kësaj jave do të zgjedhë “njeriun e vitit” edhe Kryeredaktori i revistës. Siç u njoftua më parë, ka shumë mundësi që ai të bëhet figura përmbledhëse e amerikanit të papunë. Në vite të ndryshme person kryesor, sipas versionit të “Time”, janë zgjedhur: John Kennedy, Mihaill Gorbaçov, Geoge W Bush, Vladimir Putin.