Shkarko audiofailin


Komfirmimet e site “WikiLeaks” në lidhje me mbrojtjen e vendeve të Balltikut (Letonisë, Lituanisë, Estonisë) dhe Polonisë nga Rusia, me sa duket nga të gjitha, dolën plotësisht të vërteta. Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ndërmend ti mbrojë me të vërtetë ato prej, gjoja, sulmit të mundshëm nga ana e Rusisë. Këtë e pranoi në mënyrë të tërthortë Drejtori i ri i Byrosë informative të NATO-s në Moskë Robert Pshel (Robert Pszczel): “- Planet e mbrojtjes janë përpunuar për të gjithë anëtarët e NATO-s. Plane të tilla ka patur, ka dhe do të ketë gjithmonë, sepse ajo është Organizatë e mbrojtjes kolektive. Dhe nuk ka asgjë të re në vetë faktin e ekzistencës së planeve të tilla”, - tha Robert Pshel (Robert Pszczel). Megjithatë gjëja më kryesore këtu nuk është bile as vetë plani në fjalë, por fakti se ai u miratua në samitin e nëntorit të NATO-s në Bruksel. Në konceptin strategjik të Aleancës, i cili u aprovua po në këtë samit, për herë të parë u fiksua se Organizata nuk përbën rrezik kërcënues për Rusinë dhe se dëshiron të dalë në një nivel të ri të partneritetit strategjik me Moskën. U deklarua, se NATO nuk e vlerëson Rusinë si rrezik për sigurinë e vet dhe se ka ndërmend të mendohet seriozisht për ndërtimin së bashku me Rusinë të sistemit të mbrojtjes antiraket. Ndërsa tani Uashingtoni i  zhvleftësoi në shumë gjëra rezultatet e samitit, mendon Drejtori i Qendrës së studimit të hapësirës postsovjetike Aleksei Vllasov. Prandaj ne jemi të detyruar tani për tani të mos harrojmë se “baruti duhet mbajtur i thatë”. “- Unë mendoj, se është ende shumë shpejt të flitet mbi prezencën e mirëkuptimit të plotë midis Rusisë dhe NATO-s. Vazhdon të mbetet i pazgjidhur ende një kompleks i tërë problemesh, të cilat janë të lidhura me pozitat diverse të palëve si përkatësisht çështjeve të Kaukazit të Jugut, ashtu dhe problemeve të bashkëveprimit në kuadrin e rregullimit të çështjes afgane. Këto mospërputhje e kontradikta ruhen akoma. Tjetër punë është ajo se në marrëdhëniet midis tyre ka ndryshuar disi retorika. U krijua mundësia që të futet dialogu dypalësh në një brazdë më konstruktive dhe jo në konfrontim. Ja, për nga kjo pikëpamje marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO-s, vërtet, po zhvillohen në vektor pozitiv pas samitit të Lisbonës. Por të deklarohet mbi atë, se riformatimi i plotë i tyre përfundoi dhe të thuhet se marrëdhëniet kaluan në një format krejtësisht të ri, do të ishte e parakohshme”, - tha Aleksei Vllasov. Në të njëjtën kohë është ende herët të flitet gjithashtu edhe mbi atë, se bashkëpunimi Rusi-NATO do të shndërrohet në një kohë të afërt në partneritet strategjik, mendon eksperti. Një dëshirë dhe mundësi e tillë, të paktën nga ana e Moskës, ekziston. Por, siç dëshmojnë qartë ngjarjet e këtyre ditëve të fundit, kjo është megjithatë çështje e një perspektive afatgjatë.