Kryeministri rus Vladimir Putin uroi në qytetit Severodvinsk ekuipazhin e nëndetëses atomike “Aleksandër Njevskij” me rastin e lëshimit të saj në ujë dhe fillimin e provave të lundrimit. Marinarët e radhitur në kuvertën e anijes e përshëndetën në unison atë me thirrjen “Urra!”. Kryeministri inspektoi baxhat raketore, doli në hundë të anijes ku u fotografua në sfondin e emblemës së kryqëzorit bërthamor. “Aleksandër Njevskij” është anija e dytë e projektit “Borei”, të iniciuar në vitin 2004. Këto anije do të pajisen me 12 raketa balistike ndërkontinentale “Bulava”. Kryqëzorin “Aleksandër Njevskij” e vlerësojnë me shumën 23 miliardë rubla. Provat e anijet planifikohet të përfundojnë aty nga fundi i vitit 2011.