Dega e Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse, që është krijuar në Çeçeni, po heton më tepër se 120 çështje që kanë të bëjnë me rrëmbimin e njerëzve, njoftoi Kreu i Komitetit Hetimor të Rusisë Aleksandër Bastrikin në takimin e zhvilluar në Moskë me Komisarin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut Thomas Hammarberg. Komisari europian u informua mbi atë, se pas takimit paraardhës në janar të këtij viti në drejtorinë hetimore për Republikën Çeçene u krijua një dikaster special për hetimin e krimeve të lidhura me rrëmbimin e njerëzve, të kryera gjatë viteve të kaluara.