Organet e ruajtjes së rendit do të përdorin çdo lloj mjetesh ligjore  për t’iu kundërvënë nxitjes ndëretnike dhe ndërfetare. Me një pralajmërim të tillë doli Presidenti Dimitri Medvediev në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të vendit. “Aktivitetet publike, mitingjet, demonstratat duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me ligjin. Aktivitetet e paligjshme me qëllim shmangien e dhunës duhet të ndërpriten”, theksoi Presidenti. Fundjavën e kaluar gjatë trazirave në Sheshin Manege në qendër të Moskës u plagosën 32 veta.