Të enjten më 16 dhjetor Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin do tu përgjigjet pyetjeve që do ti adresohen atij në kuadrin e “linjës direkte”.

Eteri do të fillojë më 12.00 sipas orës së Moskës. Gjatë kohës së eterit të drejtpërdrejtë Kryeministri rus do ti përgjigjet pyetjeve që do ti drejtohen atij nëpërpmjet Internetit, linjës telefonike si para fillimit të takimit, ashtu dhe gjatë kohës së emisionit.

Pyetjet e veta Vladimir Putinit vizitorët e site të Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” mund t’ia drejtojnë që tani nëpërmjet postës elektronike me këtë adresë:

e-mail: post_al@ruvr.ru

Të gjitha pyetjet që do të vijnë në adresë të Kryeministrit do të përpunohen dhe ato më interesantet dhe më aktualet do ti drejtohen Vladimir Putinit gjatë kohës së eterit direkt.

Formati i “linjës direkte” shfrytëzohet çdo vit, duke filluar që nga 2001, kur Putini zinte postin e Presidentit të vendit. Që nga viti 2008 Putin komunikon me qytetarët e vendit si Kryetar qeverie. Për shembull, vitin e kaluar biseda me të i kaloi të 4 orët. Kryeministri iu përgjigj më tepër se 90 pyetjeve nga gati 3 milionë që erdhën gjithsej në adresë të tij.