Shtetasi rus, i cili ndodhej në bordin e anijes koreanojugore që u fundos në Antarktik, u shpëtua. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i ambasadës së Federtatës Ruse në Zelandën e Re. Rusi përmbushte rolin e vëzhguesit në anije. Gjithsej në bordin e anijes ndodheshin 42 veta, shtetas të Koresë së Jugut, Kinës, Vietnamit, Indonezisë. 5 marinarë vdiqën, 17 të tjerë kanë humbur pa lënë gjurmë, të tjerët i shpëtoi një anije peshkimi që ndodhej aty pranë.