Hiri nga shpërthimi i vullkanit Kizimen në gadishullin Kamçatsk të Lindjes së Largët arriti deri në fshatin Tigil, i cili ndidhet 308 km larg këtij vullkani. Shpërthimit i është dhënë “kodi i kuq” i aviacionit, pasi hiri dhe gazet që çlirohen prej tij paraqesin rrezik për avionët. Lartësia e Kizimenit arriti deri në 2,5 km mbi nivelin e detit. Shpërthimi i tij i fundit ndodhi në vititn 1929.