Kryeministri i Federatës Ruse do të ndërmarrë sot një vizitë punë në Severodvinsk - qytet ky në brigjet e Detit të Bardhë. Atje ai do të zhvillojë mbledhjen kushtuar çështjeve të krijimit të projektit të programit shtetëror të armatimeve për periudhën e viteve 2011-2020, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë së Rusisë. Në mbledhjen në fjalë do të diskutohen proritetet kryesore të programit shtetëror të armatimeve dhe përpilimi i programit të zhvillimit të kompleksit ushtarako-industrial. Putin do të vizitojë gjithashtu kompleksin e ndërtimit të anijeve “Sevmash”, ku do të shohë edhe nëndetësen bërthamore (kryqëzorin) “Aleksandër Nevskij”.