Disa mijëra tifozë futbolli provokuan sot trazira në Sheshin Manege mu në qendër të Moskës. Ata i qëlluan milicët me shishe me lëndë djegëse, bomba tymi e pirgje dëbore. Reparti milicor i destinacionit të posaçëm (OMON) u detyrua të përdorte forcën. Si minimum 19 veta u plagosën të shtunën në përleshjet me tifozët e futbollit në Sheshin Manege mu në qendër të Moskës, njofton Agjencia Ria Lajmet. Disa dhjetra tifozë sulmuan tre të ardhur nga Kaukazi dhe filluan ti rrahin keq ata, duke i qëlluar pa mëshirë ndër të tjera edhe me shkelma. Përleshja mbi bazë përkatësie kombëtare u provokua nga ngjarja e disa ditëve më parë, kur qytetari i Kabardino-Ballkarisë Asllan Çerkesov qëlloi për vdekje me armë traumatike tifozin e klubit “Spartak”, moskovitin Egor Sviridov. Forcat e Repartit milicor të destinacionit të posaçëm arritën ti zmbrapsin sulmuesit. Sipas të dhënave të organeve të ruajtjes së rendit në Sheshin Manege u mblodhën disa mijëra tifozë futbolli. Të rinjtë ishin të mbushur plot mllef e me prirje agresive. Ata hidhnin parullat “Rusë, përpara!”. Disa veta ndezën shishe me lëndë djegëse dhe hodhën bomba tymi. Sheshi u rrethua nga njësi të shumta të milicisë dhe forcat e OMON-it. Siç njofton Agjencia “Interfax”, njëri nga pjesëmarrësit e aksionit me ndihmën e altoparlantit u përpoq të qetësonte turmën, e cila hidhte në drejtim të milicëve shishe më lëndë djegëse dhe shufra hekuri të shkulura nga gardhet metalike, bomba tymi. “Mbylljani gojën provokatorëve, ndaloni përleshjet!”- bënte thirrje ai. Forcat e OMON-it me ndihmën e mburojave arritën ti spostojnë tifozët nga Sheshi Manege. Në vendin e ngjarjes erdhën përforcime të reja milicie. Si përfundim, përpara tifozëve doli vetë Shefi i Departamentit kryesor të Punëve të Brendshme të Moskës Vladimir Kollokolcev dhe u premtoi atyre se do të merret personalisht dhe seriozisht me ata që liruan 5 pjesëmarrësit e përleshjes në të cilën u vra Egor Sviridov. “Në qoftë se ne i bëjmë thirrje njëri-tjetrit për të mbajtur rregull publik, ndër të tjera edhe rregullin në rrugët e qytetit, unë po ju lutem të gjithëve të silleni me respekt ndaj njëri-tjetrit, meqenëse ne jemi banorë po të tillë të qytetit, po ju lutem të bëni durim e të prisni deri sa organet e rendit ta zgjidhin këtë çështje”, - citon fjalët e Vladimir Kollokolcev-it Agjencia RIA Lajmet. Ndërkohë, gjatë kohës së trazirave në Sheshin Manege u plagos operatori i Agjencisë. Një grup të rinjsh, kur operatori po xhironte punën e milicisë, iu vërsulën atij dhe filluan ta rrahin. Gazeta mori disa goditje në kokë, por për fat të mira puna kaloi pa trauma serioze. Por kamera televizive u thye gjatë kësaj. Presidenti i Federatës Ruse nënshkroi dekretin mbi masat suplementare për garantimin e ruajtjes së rendit publik në lidhje me shpeshtimin e rasteve të shkeljes së këtij rendi në një sërë rajonesh. “Do të dëshiroja ti informoja të gjithë mbi atë, se unë nënshkrova dekretin mbi masat suplementare për garantimin e ruajtjes së rendit publik në vend. Natyrisht, marrja e kësaj mase është e lidhur me domosdoshmërinë e përmirësimit të punës së organeve të pushtetit për luftën kundër krimit”, - tha Kryetari i shtetit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse në Gorki - rezidencën e tij në periferitë e Moskës.